Lajmet e fundit

Xhamia e fshatit Reçak të Komunës së Shtimes është përfshirë nga zjarri të martën pas mesnate.
Një mashkull kishte njoftuar policinë rreth orë 02.25 se xhamia e fshatit po digjej, njofton policia, transmeton Klan Kosova.
Njësitet policore kanë dalë në vendin e ngjarjes bashkë me zjarrfikësit të cilët kanë arrit që ta lokalizojnë zjarrin.
Përveç dëmeve materiale nuk raportohet për lëndime në njerëz.