Është përfshirë nga zjarri një banesë në Maliq të Shqipërisë.
Bëhet e ditur se dyshohet që shkak për zjarrin mund të ketë qenë një shkëndijë elektrike, raporton TCh, transmeton Klankosova.tv.
50-vjeçari, pronari i banesës jetonte i vetëm në këtë objekt, ndërkaq pritet që grupi hetimor te zbardhi shkaqet e këtij zjarri, nga i cili është përfshirë një pjesë e konsiderueshme e objektit të banimit.
“Në fshatin Sovjan, Maliq, ka rënë zjarr në banesën e shtetasit D. R., rreth 50 vjeç, i cili nuk ndodhej në banesë kur ka rënë zjarri. Zjarrfikësit po punojnë për shuarjen e zjarrit. Grupi hetimor ndodhet në vendngjarje dhe po punon për zbardhjen e shkaqeve të rënies së zjarrit”, thuhet në njoftimin e policisë.
●●●
GSHKRIMI NGA
G.U
Editorial nga Klan Kosova — ndjek lajme dhe zhvillimet e tjera kryesore të vendit.