Është përfshirë nga zjarri një banesë në fshatin Erind të Gjirokastrës.
Dyshohet se zjarri ka nisur tek bojleri, duke u përhapur kështu në të gjithë shtëpinë, raporton Abcnews.al.
Bëhet e ditur se në vendngjarje kanë shkuar menjëherë zjarrfikësit, të cilët e kanë mundësuar shuarjen e zjarrit.
Nga ky zjarr nuk raportohet për të lënduar, por vetëm për dëme materiale.
●●●
GSHKRIMI NGA
G.U
Editorial nga Klan Kosova — ndjek prive dhe zhvillimet e tjera kryesore të vendit.