Në autostradën Tiranë-Elbasan një makinë është përfshirë nga flakët.
Lidhur me rastin, raportohet se nuk ka të lënduar, transmeton Klankosova.tv.
Sipas informacioneve të para, makina ka marrë flakë si pasojë e një defekti. Policia ka mbërritur në vendin e ngjarjes ndërsa pritet një reagim zyrtar për më shumë detaje rreth këtij incidenti.
●●●
AHSHKRIMI NGA
Albina Haxholli
Editorial nga Klan Kosova — ndjek lajme dhe zhvillimet e tjera kryesore të vendit.