Lajmet e fundit

Një hotel në Shëngjin është përfshirë nga flakët në orët e para të mëngjesit të sotëm.
Flakët shkrumbuan katin e pestë të hotelit dhe është dashur ndërhyrja e zjarrfikësve nga Lezha dhe nga Shkodra për të parandaluar përhapjen e flakëve që rrezikonin dhe hotele të tjera pranë.
Fatmirësisht nga zjarri nuk ka të lënduar por thjesht dëme materiale.
Shkak i zjarrit dyshohet të jetë bërë një shkëndijë elektrike, por veprimet e mëtejshme hetimore do të konfirmojnë shkakun e
saktë./Shekulli