Lajmet e fundit

Tre automjete janë përfshirë në një aksident automobilistik mëngjesin e sotëm në fshatin Petrushë të Pogradecit, duke shkaktuar plagosjen e tre personave.
Në aksident u përshinë mjeti “Ford” me drejtues personin me iniciale B.K, mjeti “Volkswagen” me drejtues K.Dh dhe mjeti “Mercedes – Benz”, me drejtues R.C.
Si pasojë e përplasjes të lënduar kanë mbetur R.C ; B.K, si edhe një tjetër person ende i pa identifikuar. Ata u dërguan në Spitalin e Pogradecit, ku ndodhen nën kujdesin e mjekëve, shkruan Tv Klan.
Ndërkohë po punohet për të zbardhur shkaqet dhe rrethanat e aksidentit.