Lajmet e fundit

Bupsi i ka ngritur temperaturat me një performancë provokative në audicionet e X Factor këtë fundjavë.
Paraqitja joshëse e saj, e cila do të transmetohet në televizion në episodin e nesërm, e bën Simon Cowell të mahnitet, derisa Bupsi e këndon këngën "Rock My Baby" të Tina Turner, transmeton Klan Kosova.
Ajo ulet në prehërin e Cowell, para se të zvarritet në tavolinën e jurisë, ku Rita Ora dhe Cheryl Fernandez-Versini i bëjnë vend dhe e vështrojnë.
Konkurrentja më pas e bën një lëvizje akrobatike, për kënaqësinë e audiencës.