Lajmet e fundit

Derisa Gaga që së fundi është sërish beqare ka ecur në tapetin e kuq e vetme, Cooper është shoqëruar nga nëna e tij Gloria dhe e dashura e tij Irina Shayk, me të cilën ka edhe vajzën njëvjeçare.
Performanca e Gagës dhe Cooper nxiti shumë reagime në rrjetet sociale. Shumë prej komentuesve aludonin në diçka më shumë se sa vetëm një performancë.
Madje kishte edhe nga ta që i propozuan që ‘çifti’ të merrte edhe një dhomë.
Sidoqoftë, një person që dukej se nuk u shqetësua nga afërsia mes Gagës dhe Cooper, ishte partnerja e këtij të fundit – modelja Irina Shayk.
Ajo i ka duartrokitur fuqishëm të dy pas performancës së tyre të nxehtë.
Më herët gjatë këtij muaji, ishte Cooper ai që e falënderoi të dashurën e tij që që e kishte mbështetur gjatë kohës sa ai kishte krijuar muzikën për filmin “A Star Is Born”.
Shayk e ulur në mes të dashurit të saj dhe këngëtares Gaga, është parë edhe duke duartrokitur në momentin kur kjo e fundit kishte ecur drejt skenës për të marrë çmimin për “Këngn më të mirë”.