Lajmet e fundit

Dua Lipa po vazhdon të shijojë sukseset e njëpasnjëshme nëpër botë.
Lipa ishte pjesë e show-it me komedianen e njohur Ellen DeGeneres.
E shoqëruar në skenë nga disa valltare këngëtarja kosovare ofroi një performancë fantastike me këngën "New Rules" që u pëlqye shumë nga publiku, e edhe vet Ellen.
Pas kësaj performance ajo bëri të ditur që mori një miliard klikime në videoklipin e "New Rules" në You Tube, duke u shndërruar në artisten femër më të re që ka realizuar një gjë të tillë.
Më poshtë ju sjellim performancën e saj tek Ellen.