Shtatë punëtorë të Postës Shqiptare do të përballen me drejtësinë nën dyshimin se i kanë shkaktuar dëm prej 33 milionë lekësh (mbi 300 mijë euro) shtetit shqiptar.
Siç ka bërë të ditur ministri shqiptar i Drejtësisë, Ulsi Manja bëhet fjalë për përvetësim të parave nga ndihmat ekonomike, pagesat për personat me aftësi të kufizuara si dhe pensionet.
“Falë denoncimeve të qytetarëve, Agjentët tanë të Antikorrupsionit kanë çuar para drejtësisë 7 punonjës të Postës Shqiptare në Dibër, Shkodër, Tropojë, të cilët përvetësonin ndihmën ekonomike, pagesat për personat me aftësi të kufizuar dhe pensionet e atyre që jetojnë jashtë vendit”, shkroi ai në rrjetet sociale, njofton Klankosova.tv
Tutje, Manja tha se nuk do të ketë tolerancë për zyrtarët që abuzojnë me ligjin për përfitime personale, raporton Klankosova.tv
●●●
SZSHKRIMI NGA
Sh Z
Editorial nga Klan Kosova — ndjek lajme dhe zhvillimet e tjera kryesore të vendit.