Lajmet e fundit

Sapo ta provoni ju do të shijoni gjithë energjinë e pashtershme të fshehur në lëngun e lakrës.
Kjo pije quhet ndryshe ilaçi i të varfërve pasi është e përballueshme në çmim dhe ka cilësi mjekësore kuruese.
Po ashtu të bën të ndihesh e/i bukur sepse përmirëson pamjen e lëkurës dhe flokëve.
Çfarë sëmundjesh parandalon dhe kuron?
Konsumimi i përditshëm i kësaj pije parandalon dhe kuron disa lloje kancerash. Kancerin e gjirit, të zorrës së trashë, mëlçisë, mushkërive dhe vezoreve. Një substance e quajtur sulforaphane, gjithashtu mbron qelizat nga sulmi i karcinogjeneve. Ulçera acute Ulçera acute mund të kurohet fare mirë me lëngun e lakrës.. Siç thamë më lart, pirja e lëngut të lakrës ndihmon në detoksifikimin e organeve jetike.
Vështirë se mund të keni dëgjuar, por lakra përmban vitaminë U e cila ndihmon në forcimin e shtresës së brendshme të stomakut duke e bërë atë rezistente ndaj ulçerave.
Koliti Lakra ka përmbajtje të lartë sulfuri dhe klorine të cilat e bëjnë atë pastruese të shkëlqyer të zorrës së trashë. Nëse ndjeni fryrje apo gazra pas pirjes, mos u shqetësoni.
Ajo po vepron dhe ti ke nevojë për këtë. Ushqim për trurin Është plot me Vitaminë K dhe ‘anthocianin’ e cila ndihmon në funksionin e mirë të trurit dhe përqëndrimit.
Këta përbërës ndihmojnë edhe në parandalimin e dëmtimeve nervore duke rritur mbrojtjen ndaj alzaimerit dhe dementias. Lakra e kuqe ka përmbajtjen më të lartë të këtyre përbërësve. Antioksidant Antioksidantët që përmban lëngu i lakrës janë perfekte për të përmirësuar lëkurën e thatë, si edhe për të parandaluar plakjen e parakohshme.