Lajmet e fundit

Vaji i ullirit është njëri ndër vajrërat më dobi prurëse për shëndetin sot. Është e mahnitshme ajo që vaji i ullirit është i aftë të bëjë për shëndetin tonë.
Së pari zvogëlon rrezikun nga diabeti. Sipas Shkollës së Harvardit për Shëndetin Publik, përbërja yndyrore e vajit të ullirit, e ulë rrezikun e diabetit për 50%.
Ua mban zemrën gjithmonë të re. Vaji i ullirit është i njohur për funksionet e mira që ka në zemër për shkak se i rigjeneron arteriet kur ne fillojmë të plakemi. Është e paevitueshme që ne të mos vuajmë nga ndonjë sëmundje e zemrës kur rritemi.
Përveç benefiteve të lartpërmendura, vaji i ullirit sipas Universitetit të Madridit, ua forcon edhe eshtrat. Ky përfundim ka ardhur pas shumë studimeve tek njerëzit që jetojnë në brigjet mesdhetare, ku ushqimet janë shumë të pasura me vaj ulliri, dhe është vërtetuar se këta persona kanë eshtra më të forta.
Po ashtu ju mbron nga depresioni, dhe ndihmon në parandalimin e kancerit në lëkurë.