Përfaqësuesja e Kosovës është grumbulluar dhe ka filluar stërvitjet në stadiumin “Rexhep Rexhepi” vetëm dy ditë para se të zhvillojë ndeshjen me Kroacinë në kuadër të kualifikimeve të Kampionatit Botëror Rusia2018, njofton Klan Kosova.
Për të përcjellur stërvitjen e përfaqësueses kanë ardhur një numër i madh i qytetarëve në stadiumin e qytetit të Drenasit.
Futbollistët para se të fillonin stërvitjet janë vizituar nga Kryeministri i Kosovës, Isa Mustafa dhe ministri i Kulturës, Rinisë e Sportit, Kujtim Shala.
Mustafa u ka dëshiruar suksese djelmoshave të përfaqësueses dhe ka thënë se beson në rezultat pozitiv.
Ndërsa, pas pak pritet që futbollistët të vizitohen edhe nga Kryetari i Parlamentit, Kadri Veseli.
klankosova.tv
●●●
Shpërndaje këtë artikull
L
SHKRIMI NGA
L
Editorial nga Klan Kosova — ndjek lajme dhe zhvillimet e tjera kryesore të vendit.