Lajmet e fundit

Të gjithë drejtuesit institucional, si nga Presidenca, Kuvendi dhe Qeveria sot kanë bërë urimet e tyre me rastin e festës së Kurban Bajramit gjersa vizituan Bashkësinë Islame të Kosovës.
Isa Mustafa e Hashim Thaqi, me disa nga ministrat e kabinetit qeveritar ishin aty, ndërsa u panë edhe presidentja, Atifete Jahjaga dhe kryeparlamentari, Kadri Veseli.
Për urime tek bashkësia islame erdhi edhe opozita. Por këta u panë ndaras.
Në BIK për urime erdhën edhe besimtar të fesë katolike, për të uruar drejtuesit e saj.
Përpos urimeve, këtu politikanët nuk pranuan të deklarohen për zhvillimet e fundit politike.
Kronikë nga Lindita Dedinca.