Lajmet e fundit

Për ditëlindjen e 18-të, Kosovës pritet t’i vijë një dhuratë nga Lituania.
Shteti baltik do të hapë zyrtarisht konsullatën në Prishtinë më 16 shkurt. Këtë përfaqësi diplomatike do ta drejtojë kosovari, Bashkim Zeqiri i cili është emëruar konsull nderi nga ministri i Jashtëm Kestutis Budrys.
Fokusi i Zeqirit do të jetë në fushën e ekonomisë e financave, meqë ka ekspertizë në këto lami pas përvojës së punës në polici, inteligjencë financiare e sektorin bankar.
Lituania e ka njohur shtetin e Kosovës më 6 maj të vitit 2008, dy muaj e gjysmë pasi republika e re evropiane shpalli pavarësinë.
Ndiqni kronikën:
https://www.youtube.com/watch?v=izqYCRlWD2k