Lajmet e fundit
Asi portugez besohet të jetë duke kërkuar largimin nga Madridi, por presidenti i klubit beson se ai do të qëndrojë

Presidenti i Real Madrid, Florentino Perez, beson se Cristiano Ronaldo nuk do të largohet nga skuadra, megjithëse është i zemëruar.
32 vjecari është akuzuar për shmangie të taksave nga autoritetet spanjolle, gjë që nxiti raportimet se ai mund të largohet nga Madridi gjatë verës.
Perez nuk e ka mohuar se Ronaldo është i shqetësuar, me gjasë edhe nga mosmbështetja e mjaftueshme nga klubi, por nënvizon se beson që ai do të qëndrojë.
"E di që Cristiano është i zemëruar, por besoj që nuk do të largohet".
"Nuk kam biseduar me të. Do të presim deri në fund të Kupës së Konfederatave. Por kam biseduar me agjentin e tij dhe nuk mendoj se ka arsye për më shumë shqetësim".
"Ai është njeri me integritet, që i kryen detyrimet e tij".