Dy mënyrat e të lexuarit të rezultatit të këtij referendumi bien ndesh me njëra-tjetrën në Shkup. Mbështetësit e alternativës ”po” vënë theksin se 90% e zgjedhësve votuan pro anëtarësimit në NATO dhe BE dhe respektivisht ndryshimin e emrit, ndërsa kundërshtarët e tyre paraqesin si tezë një pjesëmarrja shumë të ulët, një abstenim të lartë.
Kreu i qeverisë social-demokrate dhe aleatët e saj të partive të minoritetit shqiptar (20 deri në 25% nga 2,1 milionë banorë në këtë shtet me shumicë sllave) nuk zotërojnë një shumicë të tillë (2/3). Ata duhet të mbështeten mbi ribashkimin e votave të rreth dhjetë prej deputetëve të opozitës së djathtë (VMRO-DPMNE), shkruan ATSH, transmeton Klan Kosova.
Sipas rezultateve thuajse përfundimtare 91,39% e maqedonasve të cilët morën pjesë në referendum miratuan marrëveshjen me Greqinë për riemërtimin ”Republika e Maqedonisë së Veriut” të shtetit të tyre të vogël të Ballkanit. Me më shumë se 5,71% të alternativës ”jo” rreth dy e tretat e zgjedhësve nuk votuan, duke çuar në një dobësim të kryeministrit Zoran Zaev.





