Lajmet e fundit

Të mbajturit e telefonit afër veshit për një kohë të gjatë, e rrit aktivitetin e truri në disa pjesë të tij kanë konstatuar studimet.
Glukoza e metabolizmit – është kjo një materie që truri e përdorë për energji - dhe në disa zona të trurit është rritur në mënyrë të konsiderueshme kur telefoni kishte qëndruar i ndezur për një kohë afër trurit.
Studimin e ka kryer Instituti Kombëtar për Abuzimin e Drogës në Amerikë dhe është publikuar në Gazetën e Shoqatës Mjekësore Amerikane (Journal of the American Medical Association).
“Ndonëse ne nuk mund ta përcaktojmë rëndësinë klinike, rezultatet tona japin dëshmi se truri i njeriut është i ndjeshëm ndaj efekteve të fushës radiomagnetike dhe elektromagnetike. Pra truri është i ndjeshëm nga ekspozimi ndaj telefonave celularë”, kanë deklaruar drejtuesit e këtij studimi.