Lajmet e fundit

Dredhëza njihet për efektet dhe cilësitë që ka, sidomos për rrudhat dhe frymën e keqe.
Por edhe gjethet e këtij fruti kanë veti shumë të mira.
Gjethet e thara të dredhëzave përmbajnë vitaminë C, glikocide, alkaloide, taninë, pak esencë me aromë limoni, kripëra minerale, acid malik e salicilik.
Në sajë të kësaj përmbajtjeje, gjethet e dredhëzave përdoren kundër infeksioneve të mukozës së zorrëve, për sëmundjet e veshkave, për uljen e tensionit të lartë të gjakut, për ngadalësimin e rrahjeve të shpejta të zemrës, kundër astmës, pagjumësisë, për dhimbjet e shpretkës dhe në qetësimin e sistemit nervor. Nga jashtë përdoret si çaj, duke shpëlarë gojën e infektuar, në ekzemë etj.
Gjithashtu lëngu i këtij fruti ndikon në uljen e tensionit, zvogëlon yndyrën në gjak, forcon organizmin, përdoret kundër arteriosklerozës, çrregullimit të aparatit tretës, sëmundjeve të mëlçisë, turbekulozit dhe lufton mungesën e vitaminave.
Ju këshillojmë të bëni këtë përgatitje: 20 gramë gjethe të thara e të thërrmuara ziejini në 250 ml ujë.
Mbulojini me kapak, lërini ashtu për rreth dy orë, kullojini dhe pini nga një gllënjkë disa herë në ditë. Për heqjen e yndyrave në bark, përgatisni çaj me gjethet e njoma të dredhëzave.