Lajmet e fundit

Ëmbëlsirat e spërkatura me kanellë janë ndër më të shijshmet, por nëse mendonot se kjo erëz gjen përdorim vetëm në kuzhinë gaboni ! Vetitë antibakteriale dhe antifungale të saj e bëjnë një përbërës bazë në shumë maska bukurie dhe trajtime popullore.
Më poshtë Living rendit të gjitha përdorimet e kanellës jashtë kuzhinës.
1) Lehtëson simptomat e gripit dhe problemet me stomakun
Kanella ka vetine të neutralizojë bakteret e këqija që jetojnë në aparatin tretës dhe provon shëndetin e zorrëve.
Është efektive në luftimin e baktereve të tilla si E.Coli. Për të luftuar gripin mjekët këshillojnë të konsumoni mjaltë me kanellë.
2) Neutralizon kanellat
Duke qenë një antibakterial natyral kanella neutralize aromat e keqija që shkaktohen nga bakteret. Ajo që duhet të bëni është thjeshtë të lini një tenxhere me ujë të ziejë për 30 minuta, ku në të keni vendosur një shkop kanelle.
3) Përshpejton metabolizmin
Kjo erëz rregullon nivelin e sheqerit në gjak dhe përshpejton proceset metabolike.
4) Lufton diabetin tip 2 :. Sipas Mayo Clinic, kanella mban nën kontroll nivelin e sheqerit në gjak dhe rrit veprimin e insulinës. Për njerëzit me diabet tip 2, Klinika Cleveland rekomandon 1 deri në 4 gram ose 1/4 deri në 1 lugë çaji kanelle në ditë.
5) Zhduk insektet: Megjithëse kanella është një nga erëza më të dashura në mesin e njerëzve, ajo është e urryer nga insektet.
6) Anti-depresant
Konsumi i ushqimeve me kanellë apo të ndjerin aromën e kësaj erezë ka veti antidepresive.
7) Trajtoni mykun e thonjve
Për të trajtuar mykun duhet të aplikoni vajin e gjetheve të kanellës direkt në thonj.