Lajmet e fundit
Janë arrestuar tre të dyshuar, pasi që të njëjtit pas një mosmarrëveshjeje janë rrahur në mes veti në fshatin Lukinë të Prizrenit.

Policia bën me dije se të dyshuarit, gjatë kësaj përleshjeje kanë përdorur mjete të forta dhe një thikë, me ç’rast nga përdorimi i këtyre mjeteve, ata kanë pësuar edhe lëndime të rënda trupore.
Të dyshuarit janë dërguar në spitalin e Prizrenit për tretman mjekësor.
Lidhur me rastin policia në vendin e ngjarjes ka gjetur dhe konfiskuar një revole “TT” me një karikator dhe tetë (8) fishekë, një thikë dhe një automjet i dëmtuar gjatë përleshjes. Me urdhër të prokurorit të dyshuarit dërgohen në mbajtje.