Lajmet e fundit

Një 39 vjeçar është vënë në pranga, pasi për një vit ka abuzuar seksualisht me vajzën 14 vjeçare të fqinjit. Ai ka përfituar duke e kërcënuar të mos tregonte, pasi do ta pësonte keq. Kjo është historia e një të miture, rritur ne ambientet e konviktit të Shkollës së Mesme të Hoteleri-Turizmit, në kryeqytet.
39 vjeçari, Lulzim Bardhi, u arrestua nga Komisariati numër 2 i policisë, në Tiranë për përdhunimin sistematik të një vajze 14 vjeçare.
"Një pasdite nuk kishim drita. Unë po rrija me gocën e vogël, goca e madhe te divani, dhe vjen shoku im, u ul te divani me gocën time, i solli patatina e molto, gjëra për kalamajtë, kur e shoh, ai një dorë hante molto dhe një dorë po i fuste dorën vajzës se më vjen edhe kshu, nuk flas dot. Thirra policinë, bëra kallëzim”, tregon babai.
39 vjeçari u denoncua fillimisht për veprime të turpshme, por dyshimet e policisë bazuar ne rrëfimin e vajzës janë se abuzimi seksual mund të ketë ndodhur për më shumë se një vit rresht. E mitura nuk ka mundur t’iu tregojë prindërve për shkak të kërcënimit të 39 vjeçarit. Lulzim Bardhi u arrestua me akuzën e "kryerjes se marrëdhënieve seksuale me dhune" me fqinjën e tij 14 vjeçare,raporton TV Klan.