Lajmet e fundit

Një ngjarje e rëndë ka ndodhur tre ditë më parë në qytetin e Gjirokastrës, ku një adoleshente me iniciale E.S., e sapombërritur nga Greqia, dyshohet së është përdhunuar nga një bashkëfshatari i saj. Sipas uniformave blu, bëhet fjalë për shtetasin Kristaq Barka, 48-vjeç, banor i Gjirokastrës, lindur në fshatin Bodrishtë të Dropullit.
Vajza kishte pak ditë që kishte ardhur nga Greqia, së bashku me familjen e saj, në pritje për t’u rikthyer aty ku jeton në shtetin helen. Historia nuk është treguar fillimisht nga vajza, sepse prindërit e saj nuk ndodheshin në shtëpi, por kishin shkuar për vizitë te disa të afërmit e tyre në një fshat tjetër. E reja pasi është përdhunuar, e ka mbajtur sekret ngjarjen jo më shumë se një ditë dhe më pas ia ka treguar gjithçka prindërve. Të alarmuar, prindërit e adoleshentes kanë denoncuar këtë rast në policinë e Gjirokastrës, e cila brenda pak orësh ka arritur të prangosë të dyshuarin si përdhunues të 19-vjeçares.
Ditën e djeshme, adoleshentja guxoi të tregojë detajet nga përdhunimi i kryer në dëm të saj, përpara grupit hetimor. Rreth tre ditë më parë, ajo është gjendur e vetme në shtëpinë e saj në fshatin Bodrishtë dhe nuk ka rezistuar dot përballë agresionit seksual të 48-vjeçarit, Barka. Ky i fundit ka vëzhguar gjatë ditëve të fundit, lëvizjet e adoleshentes nëpër zonë dhe ka gjetur momentin që e reja të ishte vetëm në banesë. Kristaq Barka njihet si një person problematik në komunitetin e fshatit, ku dyshohet se edhe në të kaluarën e tij ka pasur histori të ngjashme që lidhen me abuzimin seksual, por që nuk është provuar nga policia, gjë e cila ka bërë që ai të lihet i lire për mungesë provash./Shekulli.al