Lajmet e fundit

Shoqatat enveriste në Ferizaj po e shënojnë 32 vjetorin e vdekjes së Enver Hoxhës, njofton Klan Kosova.
Fronti Popullor dhe Lëvizja Popullore e Kosovës të dyja ndaras organizuan ceremoni për të kujtuar veprën sipas tyre të lartë të Enver Hoxhës.
Sipas tyre, ka qenë një dhimbje e madhe humbja e liderit komunist të Shqipërisë i cili siç thanë ata ka zhdukur analfabetizmin për Shqipërinë dhe popullin shqiptarë.
Të dyja shoqatat gjatë vitit të kaluar kanë qenë bashkë në organizime mirëpo tani janë ndarë në dysh pasi sipas tyre konceptet për Enver Hoxhajn i kanë të ndryshme, njofton Klan Kosova.