Lajmet e fundit

Deputeti i PDK-së, Latif Gashi pasi mori fjalën në seancën e sotme të Kuvendit të Kosovës ku pritet të votohen amandamentet kushtetuese për themelimin e Gjykatës Speciale foli edhe për babain e deputetit Fisnik Ismaili.
Gashi u shpreh se babai i deputetit njihet për bashkëpunim me shtetin serb, njofton Klan Kosova.
Menjëherë pas fjalës së tij, deputeti Ismaili reagoi duke replikuar me të dhe duke e quajtur gënjeshtar.
“Ky zotnia në fjalë ma së pari rrejti për faktin që babai jem është përjashtuar nga puna në vitin 1989”
“Meqënse rrejti njëherë, krejt këto deklarata tjera i quaj rrena dhe unë nuk e akuzova për asgjë sepse nuk kam dëshmi”
“As unë nuk kam dëshmi, shpresoj që një ditë të vjen dita që ai paguan për cdo dhunim që e ka bërë gjatë luftës”
Kjo shkaktoi reagim nga ana e kryekuvendarit duke i thënë se duhet të ketë fakte për këtë akuzë.
Ismaili tha se nuk ka fakte por shpreson që një ditë do të zbardhen të gjitha rastet.
“Unë nuk kam dëshmi qysh nuk ka ai për babain tim por nëse ky thotë për babain tim cka ka bërë, po shpresoj që të zbardhen rastet”
“Unë isha shumë i qartë , thuhet se janë bërë krime lufte “
“Ky foli pa dëshmi shpresoj që ka me dal gjyqi edhe paguan ai që ka bërë krime”
“Nësë thuhet se ka bërë dhunime, shpresoj që gjyqi e dëshmon këtë, përfshirë edhe zotërinë në fjalë”
Pas kësaj, deputeti Latif Gashi mori sërish fjalën, njofton Klan Kosova.
“Që 14 vjet jam në proces gjyqësor ju garantoj juve dhe të gjithë qytetarëve, se nga dita e parë kur jam paraqitur ne gjykatë e deri sot ckado që kam thënë ka dal ashtu”
Madje ai i kërkoi falje babait të deputetit Ismaili.
“ Unë publikisht i kërkoj falje babit të deputetit i cili ndoshta rasetsisht, por ai është nxanë kohën e luftës duke shkuar në Serbi: