"Pallati i Rinisë dhe Sportit", do të jetë vendi ku do të ballafaqohen dy gjigantët e basketbollit kosovar.
Prishtina është nikoqire e Trepçës, në përballjen e dytë të gjysmëfinales.
"El Clasico" e basketit do të zhvillohet me fillim nga ora 18:00.
Kjo ndeshje do të transmetohet ekskluzivisht e drejtpërdrejtë në platformën më të madhe televizive në trojet shqiptare, Artmotion.
Sonte skuadra "bardhekaltër" do të kërkojë të marrë 'hak' ndaj skuadrës nga Mitrovica.
"Minatorët" ndeshjen e parë e fituan bindshëm me rezultat 80:65./ Klankosova.tv
●●●
ASHKRIMI NGA
albert
Editorial nga Klan Kosova — ndjek sport dhe zhvillimet e tjera kryesore të vendit.