Lajmet e fundit

Perandori japonez, Akihito, ka bërë një paraqitje të rrallë në televizion duke iu adresuar popullit.
Ai ka thënë se për shkak të shëndetit të ligë ka frikë se nuk do të mund të vazhdojë më ti kryer punët si perandor, duke nënkuptuar kështu që do të largohet nga ky post, transmeton Klan Kosova.
Transmetuesi publik japonez, NHK, kishte raportuar muajin e kaluar se Akihito do të dorëhiqet. Që nga epoka moderne asnjë perandor nuk ishte larguar nga pozita e tij.
Akihito iu është nënshtruar një operacioni në zemër dhe ka marrë trajtim për kancer të prostates.
“Unë jam i shqetësuar se do të jetë vëshitrë për mua që të kujdesem për të gjithë punët e mia, si simbol i shtetit siç e kam bërë deri më tani me gjithë trup e zemër”, ka thënë Akihito.