Lajmet e fundit

Pleqëria vjen me pasoja, por një studim i ri ka treguar se të moshuarit duhet të paktën që në aktivitetet e tyre të përfshijnë edhe vallen tradicionale greke “Zorba”. Por pse? Sipas ekspertëve, kjo valle ka treguar se ul rrezikun e disa sëmundjeve të zemrës, shkruan tvklan. Studimi ka treguar se të gjithë të moshuarit që kërcejnë këtë valle, kanë më pak rrezik të preken nga sëmundjet e zemrës si edhe ecin më shpejt.
Zakaria Vordos, një fiziolog në Universitetin “Aristotel” të Selanikut, në Greqi, tha: “Ne mendojmë që këtë lloj kërcimi ta fusim në programet e rehabilitimit për pacientët me infarkt në zemër”.
Në studim u përfshinë 40 pacientë grek të moshuar me probleme të zemrës. Pas tre muajsh duke përdorur këtë metodë, 40-65 minuta seancat javore, rezultoi se zemra e tyre po bëhej më e fortë.