Lajmet e fundit

Policia ka arrestuar tre të dyshuar për katër vepra penale ‘vjedhje e rëndë’, raste këto që ishin raportuar të kenë ndodhur në Skënderaj, ku cak i këtyre vjedhjeve ishin dyqane private dhe pjesë të automjeteve.
Sipas policisë të arrestuarit për këto raste janë L. H., R. G., Sh. S. ndërmjet moshave 16 e 18 vjeç t, banorë të Skënderajt, identifikimi dhe arrestimi i të cilëve është bërë në tri ditët e fundit në lokacione të ndryshme në Skenderaj.
Të tre të dyshuarit u janë nënshtruar procedurave intervistuese që janë zhvilluar në prani të avokatëve dhe zyrtarëve të QPS, mbi dyshimet se në bashkëveprim të kenë kryer katër veprat penale ‘vjedhje e rëndë’, ku pas procedurave intervistuese nga ana e prokurorit të çështjes tre të dyshuarit janë liruar për procedurë të rregull, transmeton Klan Kosova.