Lajmet e fundit

Kandidati për kryetar të PDK-së Kadri Veseli në një postim në llogarinë e tij në Facebook ka thënë se ndër prioritetet kryesore të këtij subjekti politik duhet të jetë profilizimi i qartë ideologjik i saj.
Ai këto komente i bëri gjatë vizitës që i bëri të hënën Prizrenit dhe Malishevës ku u takua me strukturat e këtij subjekti politik, transmeton Klan Kosova.
Ky është postimi i plotë i Veselit:
"Gjatë takimit që pata me strukturat e partisë në Prizren dhe Malishevë vura në dukje se një ndër prioritetet kryesore tona duhet të jetë profilizimi i qartë ideologjik i Partisë Demokratike të Kosovës dhe prezantimi me programe dhe qëndrimet tona politike duhet të jenë koherente me njëra tjetrën. Qytetarët presin prej nesh ide dhe plane që ofrojnë zgjidhje përmbajtësore për problemet aktuale. Në të kaluarën prioritetet e shoqërisë sonë kanë qenë qëndresa, çlirimi, shpallja e pavarësisë dhe shtet-ndërtimi ndërsa sot kemi sfidë zhvillimin ekonomik dhe integrimin Euro-Atlantik".