Verës patjetër duhet t'i përshtatemi, duke kaluar kohë në diell, pishinë, apo në ndonjë plazh.
Natyrisht, nuk përjashtohet mundësia të kaloni verën edhe në shtëpi.
Andaj, nëse dëshironi që gjatë verës të dukeni përfekt në kostumin tuaj për larje, një nga mënyrat më të mira është të mbani rregulla për trupin tuaj dhe të ushqeheni shëndetshëm.
Kur ju ndjeheni mirë në brendësi, atëherë edhe nga jashtë do të dukeni për mrekulli - kjo është e vërtetuar shkencëtarisht, transmeton Klan Kosova.
Këto janë disa nga këshillat për shëndet të mirë gjatë verës:
- Pini sa më shumë ujë, sepse është shumë i rëndësishëm për trupin tuaj.
- Ushtroni, bëni stërvitje çdo mëngjes rreth orës 6, bëni një vrapim të lehtë.
- Hani mëngjesin me rregull në të njejtën kohë.
- Flini qetë, mos qëndroni shumë zgjuar natën, shmangiuni ngapak klubeve të natës edhe pse dëshironi të kënaqeni.
- Vishuni me rroba banjoje, nuk është me patjetër të visheni vetëm në pishinë, dielli ngroh edhe në oborrin tuaj, prandaj mund të merrni ngjyrën çokollatë edhe në shtëpi.
- Hani fruta të lëngshme si: shalqi, ananas , kivi, pjeshka, por mos lëni anash edhe të tjerat, sepse janë të pasura me shumë vitamina.
- Harroni provimet dhe librat për një kohë. Mund të lexoni ndonjë roman për t’u relaksuar, megjithatë qëndroni larg stresit të provimeve.
klankosova.tv