Lajmet e fundit

Gjatë tre muajve të parë të këtij vitit, 32 mijë e 641 persona kanë vizituar hotelet në Kosovë, ku 45.80% prej tyre janë janë vizitorë vendorë , kurse 4.20% sish vizitorë të jashtëm
Këto të dhëna janë bërë të ditura në raportin për Statistikat e Hotelerisë në Kosovë për tremujorin e pare të 2016-ë të Agjencisë së Statistikave të Kosovës.
Pjesë e kësaj anketa ishin 103 hotele, që ushtrojnë veprimtari hotelere në territorin e Kosovës ku pjesë më e madhe e tyre gjenden në rajonin e Prishtinës, Ferizajt, Pejës.
“Numri i bujtjeve në TM1 2016 është 46 496, ku 41.99% e këtyre bujtjeve janë nga vendorët dhe 58.01% janë nga të huajt.
“Numrin më të madh të vizitorëve dhe netëqëndrimet e tyre e ka rajoni i Prishtinës me 20 730 vizitorë dhe 32 871 netëqëndrime”
“Numri më i madh i vizitorëve të huaj përqendrohet në rajonin e Prishtinës, Pejës etj. Sa u përket vizitorëve të huaj, numri më i madh është nga Shqipëria, Turqia, Gjermania” bën të ditur AKS, transmeton Klan Kosova.