Lajmet e fundit
Çështja e të pagjeturve vështirë se do të bëhet pjesë e agjendës së bisedimeve më Serbinë, edhe pse diçka e tillë u premtua më parë. Sipas zyrtarëve të qeverisë së Kosovës kjo ndodhë sepse agjendën nuk e dikton vetëm qëndrimi i Prishtinës.

Përkundër insistimit të Kryeministrit Isa Mustafa, çështja e personave të pagjetur duket se do të jetë e vështirë të futet në agjendën e dialogut me Serbinë. Edhe pse diçka e tillë u premtua më parë.
Sipas zyrtarëve të qeverisë së Kosovës, futja e kësaj teme në agjendën e dialogut me Serbinë nuk varet vetëm nga qëndrimi i Prishtinës, shkruan Zëri.
Kryenegociatorja e Kosovës në dialogun teknik me shtetin serb, Edita Tahiri, ka thënë se në takimet e radhës në Bruksel pritet të diskutohet për telekomin, energjetikën, heqjen e barrikadës mbi lumin Ibër dhe për disa çështje të tjera.
Tahiri duke folur për çështjen e të pagjeturve, ritheksoi insistimin e madhe të kryeministri Mustafa për ta future këtë çështje në agjendë.
“Kryeministri Mustafa që nga takimi i parë me Federica Mogherinin e ka rikonfirmuar kërkesën e Kosovës që tema e të pagjeturve të jetë në agjendën e dialogut të Brukselit, siç e ka bërë edhe ish-kryeministri Thaçi në vazhdimësi. Kjo kërkesë është ripotencuar edhe në takimin e fundit. Do të vazhdojmë të kërkojmë derisa kjo çështje do të jetë pjesë e dialogut të Brukselit”, është shprehur Tahiri.
Ndërkaq, më 24 prill, ditën kur u përkujtuan të zhdukurit, autoritetet kosovare u premtuar familjarëve të personave të zhdukur, se tema e tyre do të jetë bosht i bisedimeve të ardhshme./Zëri