Lajmet e fundit

“Kohët po ndryshojnë”
Ejani, mblidhuni njerëz
Kudo ku endeni, anembanë
Dhe pranoni se ujërat
Rrotull jush tash të fryrë janë
Dhe pranojeni se shumë shpejt
Do të qulleni gjer në kockë
E se kohën tuaj
Sot duhet ta shpëtoni
Ndryshe si gur do të fundoseni
Nëse nuk nisni të notoni
Sepse kohët po ndryshojnë
…
Ejani shkrimtarë dhe kritikë
Që me penë bëni profeci
Katër bëjini sytë
Shansi juaj është tani
Dhe fjalët matini mirë
Se rrota ende po vërtitet
Dhe nuk dihet se
n’emrin e kujt do ndalojë
Sepse humbësi sot
më vonë do të fitojë
Sepse kohët po ndryshojnë
…
Ejani senatorë, kongresmenë,
Ju lutem thirrjen ta dëgjoni
Mos rrini tek dera
Kalimin mos bllokoni
Sepse ai që lëndohet
Do të jetë ai që do të ngecë
Se atje jashtë ka një luftë
Që të gjithë do ju trondisë
Shpejt dritaret do jua shkundë
dhe muret do jua krisë
Sepse kohët po ndryshojnë
…
Ejani nëna e baballarë
Nëpër vend, kudo ku jeni
Dhe mos kritikoni
Atë që dot nuk e kuptoni
Bijtë dhe bijat tuaja
Më dot nuk i komandoni
Rruga juaj e vjetër
Shpejt po vjetërohet, ju e dini
E nga rruga e re dilni sot
Nëse dorën nuk e shtrini
Sepse kohët po ndryshojnë
…
Vija është hequr
Mallkimi është nxjerrë
I avashti sot
Më vonë i shpejti do të jetë
Dhe e tashmja
Nesër e shkuar do të jetë
Urdhëri
Po venitet shpejt e shpejt
Dhe i pari sot
Më vonë i fundit do të jetë
Sepse kohët po ndryshojnë