Lajmet e fundit

Nëse dëshironi që të keni sy të fortë gjatë gjithë jetës atëherë sipas këshillave mjekësore rekomandohet që vakti juaj i të ngrënit ushqim të pasurohet sa më shumë me Vitamin A.
Një vitamin e tillë, gjendet tek ushqimet që kanë prejardhje shtazore sic është mishi, veza, bulmeti por gjithashtu dicka të tillë mund të gjeni tek para- ardhësi i saj beta karoten që gjendet tek zarzavatet jeshile e ppoashtu tek ato me ngjyra më të ndezura, përcjellë Klan Kosova.
Vlenë të ceket se lakra e kuqe përmban një sasi të madhe këtë lloj vitamine, ngase është edhe njëra nga veçoritë që gëzon më së shumti kjo perime.
Më poshtë keni një recetë të thjeshtë -lakër e kuqe e grirë në fije -bajame ose arra të grira -mollë jeshile të grira -susam I përzieni në një enë.
Salca: -1/2 kupë manaferra, 2 lugë të mëdha uthull molle, 2 luge të mëdha lëng limoni & 4 lugë të mëdha vaj ulliri. I bluani përbërësit e salcës dhe ja hidhni lakrës së kuqe. Sado e çuditshme mund t'ju duket, një sallatë e tillë mund të konsumohet edhe si zgjedhje ideale për mëngjes.