Lajmet e fundit

Ju edhe pse flini gjumë të rehatshëm, përsëri sytë tuaj ju duken të lodhur, kinse jeni të sëmurë.
Ja disa metoda të cilat do të ju ndihmojnë në zgjidhjen e këtij problemi.
Provoni një kompresë të ftohtë e cila ka përmbajtje të trangullit, e që është një qetësues mjaftë i mirë për qarkullimin e kafeinës. Bëjini masazh rreth bazave të syve për 3 minuta.
Provoni vaj peshku, Omega-3, pasi që acidet yndyrore mund të ndihmojnë në uljen e inflamacionit në sipërfaqe nga thatësia. Doza e rekomanduar është 3.000miligram.
Ndërsa nëse keni lodhje të syve nga kompjuteri,shkruan Health, transmeton Klan Kosova, ndiqni rregullin 20/20 siç thotë: për 20 sekonda shikoni në ambient tjetër çdo 20 minuta. Nëse sytë tuaj janë të lodhur dhe të thatë, at’herë përdorni lot artificial pa ruajtës, ku disa pika në disa orë mund të stimulojnë frekuencat e prodhimit të lotëve natyral.