Lajmet e fundit
Kishte kohë që Universiteti i Utahut në Shtetet e Bashkuara të Amerikës përballej me një problem.

Në shkallët e këtij institucioni arsimorë kishte gjithmonë tollovi dhe kjo shkaktohej nga studentët të cilët “harronin” të ecnin, duke shikuar celularin e tyre.
Për të shmangur rrëmujën, ky universitet ka vendosur që shkallët e saj t’i ndajë në tre pejsë të dedikuara. Njëra është për ata që ecin, tjetra për ata që janë me vonesë dhe duhet të vrapojnë për të kapur mësimin, si dhe e treta për ata që kanë celularë në dorë.
Njëri prej zyrtarëve të këtij institucioni, ka thënë se kjo është më shumë për të tërhequr vëmendjen dhe për të bërë art brenda ambienteve të universitetit, se sa ndonjë politikë zyrtare e insitucionit, megjithatë nuk e ka përjashtuar faktin që studentët e kanë justifikim tollovinë te shkallët kur vonohen në mësim.