Shëndeti i fëmijës suaj përfshinë mirëqenien fizike, mendore dhe sociale. Shumica e prindërve janë në dijeni për bazat apo fillet e të mbajturit e fëmijëve të shëndetshëm, duke iu ofruar atyre ushqime të shëndetshme, duke u siguruar që ata kanë bërë gjumë të rehatshëm dhe të bollshëm duke i dërguar në stërvitje për sigurinë e shëndetit të tyre.
Por përveç këtyre gjërave, është e rëndësishme që fëmijët të marrin kontrolle të rregullta tek mjeku familjar apo kushdo që ofron kujdesin e tyre shëndetësor.
Këto janë vetëm disa mundësi positive për një zhvillim të mirë shëndetësor të mëtutjeshëm të fëmijës suaj, thotë një studim i ri në Washington.
Andaj prindër të dashur, fëmijët e moshës shkollore patjetër që duhet vizitohen për këto arsye:
Shtim i konsiderueshëm në peshë ose humbje.
Problemet e gjumit apo ndryshim në sjellje.
Temperaturë më të lartë se 39.
Skuqje ose infeksione të lëkurës.
Fyt të skuqur, apo pak të lënduar nga ushqimi.
Nëse vëreni probleme të frymëmarrjes.
Edhe nëse fëmija juaj nuk ka ndonjë problem me shëndetin apo me një fjalë nuk është i sëmurë, ju si prindër patjetër duhet të vizitoni dhe të konsultoheni me mjekun për të parandaluar ndonjë efekt negative, transmeton Klan Kosova.