Lajmet e fundit

Faton Abdullau, këshilltar i kryeministrit Isa Mustafa konsideron se në Kosovë ka çdo gjë por jo normalitet.
Në një postim në llogarinë e tij në Facebook ai ka shkruar se "duket se kjo është moto opozitare dhe e përkrahësve të tjerë të kësaj kauze'
" Për opozitën sot në Kosovë normaliteti është kërcënim. Kërcënim për synimet dhe ambiciet e tyre, kërcënim për vlerësimet dhe të ‘vërtetën’ e tyre. Sa më shumë abnormalitet të pretendohet se ka në vendin tonë, aq më shumë shkohet kah ‘normalja’ e aspiruar opozitare"
" Për këtë mendësi, rregull është që të përkrahet parregullsia, të përkrahet çdo gjendje që nuk është normale. Çdo gjendje e jashtëzakonshme për ata është e zakonshmja që aspirohet deri në zgjedhje të jashtëzakonshme".
"Prandaj duhet të jemi për normalen në mënyrë normale. Kundër të gjitha të këqijave, me normalitet, gjithmonë, si parakusht për ta mbrojtur dhe aspiruar normalen. Njo t’madhe kamarier", ka shkruar ai, transmeton Klan Kosova.