Lajmet e fundit

Çfarë mund të hani gjatë vjeshtës, që ta mbani lëkurën të shëndetshme të butë e të lëmueshme? Nëse pyesni një dermatolog apo ekspert nutricist, ata do të ju thonë se një dietë e balancuar që përmban anti-oksidantë do t’ua mbajë lëkurën të shndritshme. Këta anti-oksidantë, po ashtu janë protagonistë të rëndësishëm në luftimin e plakjes së lëkurës.
Boronicat
Nga 40 fryteve dhe perimeve që përmbajnë anti-oksidantë, boronicat janë në maje të listës për shkak se janë më të pasurat me atë element, sipas Departamentit të Shtetit Amerikan të Agrikulturës, transmeton Klan Kosova. Prandaj ngrënia e tyre do të thotë lëkurë e mirë.
Karotat
Karotat janë shumë të pasura me vitaminën A dhe anti-oksidantë të tjerë të cilët ju ndihmojnë që t’i largoni qelizat e plakjes nga trupi juaj. Vitamina A është shumë e mirë në parandalimin e rrudhave dhe ndihmon në mbajtjen e lëkurës butë.
Lulelakra
A e keni ditur se mbreti francez Luigji i XVI-të ishte fans i madh i lulelakrës? Lulelakra është një perim i mrekullueshëm i pasur me shumë vitaminë C që ndihmon në prodhimin e kolagjenit në trup. Proteini i kolagjenit është një proteinë që i jep lëkurës elasticitet dhe strukturë.
Trangujt
Normalisht, trangujt janë të disponueshëm për konsumim vetëm deri në fund të tetorit,. Ata i kanë dy elemente të shkëlqyeshme për lëkurë të shëndetshme. Njëra është se ata përmbajnë shumë vitaminë C që është e mirë për mbrojtjen e lëkurës nga dëmtimi i rrezeve të diellit dhe po ashtu përmbajnë acid kafeik që ju ndihmon t’i mbroni qelizat e
Domatet
Një tjetër anti-oksidant shumë i rëndësishëm është “lykopeni” dhe domatet janë shumë të pasura me këtë element. Ato parandalojnë skuqjen e lëkurës e po ashtu e luftojnë dëmtimin e qelizave.
Vaji i Ullirit
S’mund të bëni asgjë gabim me këtë vaj. Vaji i ullirit futet në top dhjetëshe të anti-oksidantëve më të fortë. Nëse i hani sallatat me vaj ulliri do të keni lëkurë të mrekullueshme.