Lajmet e fundit

Të hënën nga ora 11:00 është thirrur mbledhja e radhës së Kryesisë së Kuvendit me kryetarët e grupeve parlamentare.
Në rend të ditës siç njoftojnë nga Kuvendi, janë: Miratimi i procesverbaleve nga mbledhjet e mëparshme dhe përgatitjet për seancë plenare, përcjell Klan Kosova.
Në përgatitjet për seancën plenare bën pjesë edhe interpelanca e kryeministrit, Ramush Haradinaj si dhe shqyrtimi i disa projektligjeve.
Në njoftimin e dërguar nuk përmendet askund se do të ketë diskutime rreth nismës për shfuqizimin e Gjykatës Speciale.