Lajmet e fundit

Pas një mosmarrëveshje lidhur me ndërrimin e vendit të punës në objektin e Postës në qytetin e Pejës , dy të dyshuar meshkuj e kanë sulmuar fizikisht një person.
Policia njofton se gjatë këtij incidenti që ka ndodhur dje, viktima ka pësuar lëndime të rënda dhe i njëjti ka pranuar tretman mjekësor.
Me urdhër të prokurorit të dyshuarit pas intervistimit janë liruar në procedurë të rregullt, transmeton Klan Kosova.