Lajmet e fundit
Prodhuesi rus i raketave Buk ka thënë se fluturimi MH17 i kompanisë Malaysia Airlines, është rrëzuar nga një version i vjetër i raketës.

Mikhail Malyshevsky, këshilltar i drejtorit të përgjithshëm të prodhuesit Buk, ka thënë se versioni i vjetër vazhdon të përdoret nga ushtria e Ukrainës, por jo edhe nga ajo ruse.
Kundërthëniet lidhur me atë se kush e ka rrëzuar aeroplanin malajzian, me 298 njerëz në bord po vazhdojnë qysh nga vera e kaluar.