Lajmet e fundit

Plakja mund të jetë shumë e dhimbshme për gratë – sidomos në Hollywood kur ka gjithmonë një grua të re që të bënë konkurrencë.
Por kjo gjë nuk e pengon fare për aktoren Meg Ryan, që ka mbushur 54 vjet në nëntor, transmeton Klan Kosova.
Ajo madje me paraqitjen e saj mund të kompleksojë edhe shumë gra që janë sa gjysma e moshës së saj.
Aktorja u shpreh për revistën Porter duke treguar se është shumë e lumtur me vitet e saj dhe me eksperiencën e jetës.
“I dua shumë vitet e mija”.
“E dua shumë jetën time në këto momente”.
“Më pëlqen shumë se në çfarë personi jam shndërruar. Në jetën time kam qenë e copëtuar shumë herë, por tani i marr gjërat më qetë. E mendoj që kjo gjë është arritur falë viteve të mija”, u shpreh Ryan.