Lajmet e fundit

Deputetët e PDK-së dhe Lëvizjes Vetëvendosje, Memli Krasniqi dhe Albulena Haxhiu janë përplasur rreth kryeshefit të Agjencisë së Ushqimit dhe Veterinës së Kosovës, Valdet Gjinovci.
Haxhiu ka kërkuar shkarkimin e Gjinovcit, pasi që sipas saj tetë vite është në krye të kësaj agjencie edhe pas shumë skandaleve.
Ajo ka thënë se nuk do të duhej të amnistohej kjo agjenci.
Menjëherë pasoi reagimi i deputetit të PDKS-së, Memli Krasniqi, i cili tha se është e habitshme si deputetja Haxhiu është deputete dy mandate e nuk merr vesh asgjë nga ligjet.
Por, deputetja Haxhiu reagoi përsëri, duke thënë se e merr seriozisht deputetin Krasniqi vetëm kur të përgjigjet nëse është pro shkarkimit të Gjinovcit.