15.06.2017 · përditësuar para 3334 dite1 min lexim
Milaim Zeka, kandidati për deputet nga NISMA ka thënë se për koalicionin e ardhshëm do të vendosin ambasadat e huaja.
“Kanë hy në lojë ndërkombëtarët dhe ku dalin matematikat tash nuk e di”.
“Ky vend duhet t’i jap shansin Ramush Haradinajt, i disiplinuar, ka kurajën me bë shtet”.
“Edhe unë takohem me ambasadorë të huaj”.
“Disponimi i ambasadave perëndimore është që Haradinaj ta bëjë qeverinë”.
“Nëse Haradinaj arrin t’i peshkojë 10 deputetë të LDK dhe minoritete atëherë Haradinaj do të mund ta krijojë Qeverinë”.
“99% VV nuk do të mund ta bëjë qeverinë”.
Kështu ka thënë Zeka në Info Magazine të Klan Kosovës. Tutje Zeka ka thënë se ai deri tash i ka 11 mijë e 800 vota.
“NISMA deri tash i ka tetë deputetë, 12 i ka AAK, kurse PDK do të ketë 21 deputetë”.
klankosova.tv
●●●
Shpërndaje këtë artikull
AB
SHKRIMI NGA
A. BA
Editorial nga Klan Kosova — ndjek lajme dhe zhvillimet e tjera kryesore të vendit.