Lajmet e fundit

Për tre vjeçaren Willow, kostumet e Halloween nuk janë vetëm për datën e fundit të muajit tetor.
Në fakt, vogëlushes nga Kalifornia i pëlqen shumë që të vishet me kostume të Holloween çdo ditë të muajit tetor, transmeton Klan Kosova.
Nëna e saj Gina Lee që është edhe fotografe profesioniste tashmë këtë gjë e quan traditë në familjen e saj.
Këtë vit, Willow dhe nëna e saj e kanë marë më me seriozitet këtë punë dhe çdo ditë e vesh vajzën me kostume të mrekullueshme që prezantojnë kulturën e muzikës pop.
Madje të interesuar për Willow janë edhe Netflix të cilët po i bëjnë asaj fotografi profesionale.
Lee tregon se çfarë i pëlqen më së shumti vajzës së saj.
“Willow më së shumti pëlqen kur ia rregullojë flokët me ngjyra të ndryshme”.
“Unë thjesht e kam nisur këtë projekt për tu argëtuar, por përderisa Willow po kënaqet atëherë unë do të vazhdojë ta bëjë”, është shprehur Lee.