Lajmet e fundit

Taylor Swift rezulton të ketë votuar - por për kë?
Gazetarja nga The Telegraph, Helena Horton, shkruan:
“Taylor Swift ka mbetur e heshtur në lidhje me atë që dëshiron të fitojë zgjedhjet presidenciale amerikane. Disa republikanë mendojnë se ajo mund të jetë një prej tyre, transmeton Klan Kosova.
Por feminizmi liberal që ajo ka shfaqur kohët e fundit – dhe politka e shumë miqve femra dhe fansa të rinj, çon shumë të mendojnë se ajo do të votojë për Hillary Clinton.
Këngëtarja e famshme ka postuar një fotografi në llogarinë e saj në Instagram në një vendvotim, me titull – “Sot është dita, dilni dhe votoni”.
Shumë nga fansat e saj kanë komentuar më pas në foto, duke i kërkuara asaj që të votojë për Hillary Clinton.
Por Swift, nuk e ka përmendur asnjëherë preferencën e saj politike, me përjashtim gjoja për të ofruar mbështetje për Obamën në vitin 2008".