Lajmet e fundit

Aktori i njohur hollivudian, George Clooney ka adoptuar një qen për një femër që zë vend të veçantë në jetën e tij.
Ndonëse mendja mund të ju shkojë tek bashkëshortja e tij, Amal kjo nuk ndodhi.
Ky qen u bë dhuratë për prindërit e tij, Nina dhe Nick Clooney.
Qeni që mban emrin Nate u mor nga aktori nga qendër strehimore për kafshë derisa ishte lindur me defekte dhe probleme me lëkurën e eshtrat, transmeton Klan Kosova.
Qeni që mbanin prindërit e aktorit kishte ngordhur pas 10 vitesh qëndrim bashkë me ta.
“George mori Nate dhe më pas ia tregoi atë nënës së tij Nina në Youtube. Ajo shikoi disa herë videon dhe ra në dashuri me të. Ai më pas pyeti babain e tij nëse i pëlqen dhe mënyra si ec dhe babai i tij u përgjigj se ai ec pak a shumë si ata tash” shkruan në njoftimin e qendrës strehimore në Facebook.
Asistenti i aktorit ka thënë se qeni i adoptuar është dërguar në shtëpinë e prindërve të aktori natën e Krishtlindjeve.
“Ajo çka është befasuese është se George zgjodhi këtë qen pavarësisht defekteve të tij dhe prindërit e tij e pranuan ashtu siç është. Ata mund të adoptonin cilindo qen në botë por zgjodhën pikërisht atë” vazhdon më tej shkrimi i kësaj strehimore.