Lajmet e fundit

Në ndërtesën e Qeverisë së Kosovës, sot u mbajt takimi i parë i Komisionit Ndërministror për kthim, i kryesuar nga Ministri për Komunitete dhe Kthim , Dalibor Jevtic.
Përveç ministrit dhe anëtarëve të këtij komisioni në takim morën pjesë përfaqësues të organizatave ndërkombëtare, të cilët në mënyrë aktive mbështesin punën e Ministrisë për Komunitete dhe Kthim përmes projekteve të zbatuara nga Ministria për Komunitete dhe Kthim në procesin e kthimit dhe në fushën e stabilizimit të gjitha komuniteteve në Kosovë.
Jevtic,, informoi të pranishmit mbi propozimet e bëra për të formuar një grup punues për kthim në lagjën Kroi i Vitakut në veri të Mitrovicës, në fshatin Svinjare, në jug të Mitrovicës, si dhe në fshatin Mushtisht, komuna e Suharekës. Anëtarët e Komisionit Ndërministror për kthimin miratuan njëzëri të gjitha sugjerimet e mësipërme.
Jevtic pastaj i është referuar situatës së sigurisë në komunën e Klinës, duke theksuar se sulmet ndikojnë negativisht në kthimin.
Ministri për Kthim dhe Komunitete vlerësoi edhe vendimin e Ministrisë së Punëve të Brendshme që nëkomunën e Klinës të dërgojë një numër të caktuar të policëve të nacionalitetit serb, për të komunikimin në mes të kthyerve dhe policisë, me qëllim që incidentet e ngjashme të mos përsëriten.